• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandal me dëshmine e penalitetit/ 25 vite burg se i ngatërruan emrin

26 October, 2016
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në jetën e tij njihet si njeri i nderuar, punëtor, familjarë dhe respektues i ligjit. “Njeri i thjeshtë që sheh hallet e veta” kështu e përshkruan veten  Bujar Dedej, por që në dëshminë e tij të penalitetit figuron vrasës i dënuar me plotë 25 vite burg.

I ishte drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për të vërtetuar pastërtinë e figurës së tij , por kjo e fundit e penalizon si vrasës falë një gabimi që kryen një  punonjës i saj.

Kjo është historia që i ka ndodhur punonjësit të policisë private, Bujar Dedej, i cili ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por kur e ka paraqitur te eprorët, desh ka humbur dhe vendin e punës, pasi rezultonte se ishte dënuar për vrasje, madje ishte dhe në burg!

Bujar Dedej, në një intervistë për Fiks Fare tregon se çfarë ka ndodhur. Ai shpjegon se në punë, eprorët i kanë kërkuar një dëshmi penaliteti. Ai ka aplikuar, duke paraqitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, certifikatën familjare, fotokopje të kartës së identitetit etj. Pas dy javësh, posta i ka sjellë dëshminë e penalitetit dhe siç ka ardhur në zarf, ai e ka dorëzuar në punë. Por, vetëm pak kohë më vonë e ka thirrur eprori dhe i ka kërkuar shpjegime, pasi rezultonte se rreth dy vite më parë ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, madje ai duhet të ishte i izoluar.

Në këto kushte, ai është paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për t’u ankuar mbi këtë çështje, por punonjësit e atyshëm e kanë zvarritur për më shumë se dy javë, pasi punonjësja, e cila kishte kryer gabimin, kishte marrë lejen dhe nuk mund ta korrigjonte asnjeri tjetër, pavarësisht se ky gabim mund t’i kushtonte vendin e punës qytetarit Bujar Dedej.

Gjatë bisedës me qytetarin, sekretarja tregon se më në fund ka ardhur specialistja dhe dokumentet gabim do ia jepte asaj që ai pas disa peripecish të merrte dëshminë e penalitetit të rregullt. Pas shumë minutash pritje, punonjësja zbret dhe i jep dëshminë qytetarit, duke pretenduar se ka qenë gabim, pasi ka ngatërruar një shkronjë. Qytetari pretendon sesi mund të ngatërrohet një shkronjë, pasi ai ka sjellë edhe certifikatën familjare.

Madje, sipas tij, është ndryshuar, emri i babait, emri i nënës, datëlindja, pra punonjësja ka ngatërruar të gjitha të dhënat dhe më pas e ka sorollatur për më shumë se dy javë për gabimin e saj. Punonjësja pretendon se ky është një gabim që u ka ndodhur shumë vetave dhe nuk është i pari zoti Dedej.

Tashmë, pas disa javësh nga momenti i aplikimit, Bujar Dedej merr dëshminë e penalitetit të pastër. Pas marrjes së dëshmisë së saktë, ai thotë se më në fund është qytetar i lirë dhe mund të lëvizë lirisht.

Paraardhëse

Ben Blushi në Durrës: Miq të rinj të Projektit të Ri

Pasardhëse

Fatos Lubonja: 67 ballistët janë martirë, por nuk duheshin dekoruar

Pasardhëse
Shpërthen Lubonja

Fatos Lubonja: 67 ballistët janë martirë, por nuk duheshin dekoruar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.