• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Fatos Lubonja: 67 ballistët janë martirë, por nuk duheshin dekoruar

26 October, 2016
në Dosje
0
Shpërthen Lubonja
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar debatin për dekorimin e 67 luftëtarëve të Ballit Kombëtar nga ana e Presidentit Nishani, të cilët janë ekzekutuar në vitin 1943. I ftuar në News24, Lubonja thotë se ata që janë ekzekutuar janë martirë dhe nuk mund të thuhet se ishin bashkëpunëtorë të nazistëve, pasi ata ende nuk kishin ardhur. Megjithatë, Lubonja thotë se dekorimi bëhet për njerëz më të veçantë.

“Unë e ndaj në dy pjesë këtë debat. Pjesa e parë është e vërteta historike. Pjesa e dytë është politika. Manipulimi i historisë nga politika. Edhe vetë fjala ballist ka marrë një konotacion që njerëzit akoma se ndryshojnë dot. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në muajt shtator tetor të vitit 1943. në këtë moment prishet Mukja, ku ishte bërë marrëveshja për një qeveri që do të ndante pushtetin mes ballistëve dhe komunistëve. Dhe këtu pati një luftë civile. Mbas prishjes së Mukjes fillon projekti i dytë komunist, që parashikon marrjen e pushtetit nga një parti e vetme. Historia tregon se Shehu i ka bërë një letër drejtuar Enver Hoxhës ku kërkon ndjesë që ka vrarë 67 persona. Ka një dokument të Hoxhës që i thotë se ne nuk duhet të armiqësohemi me të gjithë fshatarët. Këta janë të pafajshëm se robër lufte ishte, dhe nuk duhet të ishin vrarë. Mund të konsiderohen martirë për mënyrën sesi janë ekzekutuar. Dhe këtu duhet të normalizohet historia dhe Balli të shihet edhe me dritë-hijet e veta.

Mendoj se dekoratat janë më shumë për njerëz më të veçantë që kanë një kontribut të specifikuar. Për shembull rasti i Hamit Matjanit. Për të meriton të hapet debat. Hamit Matjanin do e shohim si një njeriu që tentoi të rrëzojë një regjim totalitar, apo si agjent të amerikanëve? Harrojnë se Matjanin e sollën këtu amerikanët dhe anglezët për të rrëzuar një regjim totalitar. Ai mund të meritojë një dekoratë. Të tjerët janë martirë, mund të meritojnë një memorial. Nuk i takojnë asnjë partie, janë të gjithë vendit. Nuk janë as të PD dhe as të PS” – thotë Lubonja.

Paraardhëse

Skandal me dëshmine e penalitetit/ 25 vite burg se i ngatërruan emrin

Pasardhëse

“Keqardhje” per Presidentin!

Pasardhëse

"Keqardhje" per Presidentin!

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.