Deputeti Myslim Murrizi foli me tone të ashpra në Kuvend, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, për të cilin ai vet votoi kundër.
“Nuk kam ardhur këtu si kile mishi për të marrë rrogën. Kam ardhur këtu me votë në ‘97. Doni ta votoni bashkë me Lulin. Si ka mundësi që ju s’jeni bashkë në këtë paçavure. Po jeni bashkë. Ky ka qenë kryetar KQZ-je i zgjedhur nga ju (i referohet votimit të kandidatëve për KQZ e re). Kurrë se kam menduar se njerëz të denoncuar në prokurori nga ju do gjykojnë zgjedhjet. Njerëz që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve do votoheshin nga ju duke mbyllur hundën e duke kafshuar gjuhën”, – tha Murrizi.
Më tej, ai u bëri thirrje shqiptarëve se beteja tashmë është në 25 prill, ndaj kërkoi që vota të hidhej kundër atyre që janë në Kuvend dhe i kanë mashtruar.
“Të dashur shqiptarë beteja nuk është më mes nesh. Po ne 25 prill. Përdoreni votën kundër atyre që janë në këtë Kuvend dhe ju kanë mashtruar. Fillojeni nga Myslim Murrizi. Fillojeni nga emrat e Myslim Murrizit. Beteja është në 25 prill. Votacion duhet të jetë, jo rrotacion. Kush mendon se vihet në pushtet me rrotacion dhe mendon se shqiptarët janë rrota, do ti marrë rrota para”, – tha deputeti.
Diskutime rreth kësaj post