• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“S’ka më lojë macja dhe miu”, nuk përmbahet kryeministri Rama, lëshon paralajmërimin e rëndë

12 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se do të nisë goditja ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që ai i cilëson si “grupi KÇK”. Rama tha nga foltorja e Kuvendit se pikërisht sot do t’i jepet kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Sipas kreut të qeverisë, të gjithë këta prokurorë dhe gjyqtarë do verifikohen për figurën dhe pastërtinë, për të shkuar më tej te pezullimi dhe hapja e proceseve penale ndaj tyre, e deri te burgosja.

“Me vetë KÇK, organizatën kriminale, është fakt se në këtë fazë, ku Reforma në drejtësi, po vazhdon të zbatohet dhe ku Vettingu po vazhdon të pastrojë lumin nga pallati i drejtësisë, një pjesë jo e vogël e llumit, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që s’kanë asnjë shans të kalojnë vetitngun, kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre të shkurtuar nga Reforma në drejtësi, të cilës po iu vjen fundi, me një përshpejtim marramendës të aktivitetit të tyre kriminal.

Opinioni publik duhet të përballet me “aksidente” të përplasjes mes ligjit, që thyhet, përballë makinerisë së krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë, që nxjerr vendime, që realisht dëshpërojnë dhe synojnë gjunjëzimin e opinionit publik, vendime të tmerrshme, që nga ato që janë bërë publike, te të tjera që s’janë bërë publike. Që nga lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm në mënyrën më spektakolare të shkeljes së ligjit nga vetë gjykatësit deri te tjetërsimet spektakolare të pronave në zonën e bregdetit. për këtë, ne kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore, si asnjëherë më parë, në të dyja anët e medaljes. Në anën që është pasqyrë e financimit të krimit të organizuar, dhe në anën e mbrojtjes së krimit.

Sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente ndaj atyre që do të guxojnë të vazhdojnë të përdorin çekiçin e drejtësisë nën tokën e gjykatësit për të ndërmarrë akte kriminale ndaj ligjit, drejtësisë dhe shoqërisë. Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ‘macja dhe miu’, dhe ku në këtë lojë opinioni publik nuk di më çfarë të besojë”, – tha Rama.

Paraardhëse

Pas kërcënimit që i bëri Ramës, Vasilika Hysi e ashpër me Gjuzin: Tërhiqini menjëherë fjalët

Pasardhëse

“A ke këllqe ta…”, Murrizi i shpall sfidë Ramës: Kollarexhinjtë duhet t’i çosh në Prokurori

Pasardhëse

“A ke këllqe ta...”, Murrizi i shpall sfidë Ramës: Kollarexhinjtë duhet t’i çosh në Prokurori

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.