Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se KÇK i ka rrënjët në Kuvend dhe se lufta kundër krimit të organizuar nuk bëhet me fushatë.
“A ke këllqe ta miratojmë së bashku atë ligj. Boll më 30 vjet që fshiheni pas qimes. E di që bashkinë e Durrësit që prej viti 2000 e drejton partia jote.
Po këta të fortët me kollare të bardhë që kenë sallë? Po për këta vepron kjo OFL jote? Shqiptarë kanë dy vjet rresht që i kanë dëgjuar cunat problematikë, i kanë dëgjuar me zë e figurë. E dinë mirë se me kë janë lidhur këta dum dumat apo rrumat. Nëse mendon se e ke seriozisht luftën kudër krimit nuk bëhet me fushatë.
Nëse e ke seriozisht të ka thënë Bundestagu që këta kollarexhinjtë duhet t’i cosh në prokurori. Zoti kryeministër e vërteta është që KCK e kane folenë këtu, shokët e ngushtë këtu, rrënjët këtu. Misioni i policisë është që ti luftojë sa herë të ngrejë kokën. Duhet luftuar realisht korrupsioni që del nga kjo sallë. Unë e vlerësoj të paktën nga fjala seriozitetin që e paske për ti shpallur luftën kundër krimit, por qëndroji këtyre që thua dhe na siguro që nuk je edhe ti pjesë e kësaj”, – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post