Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Arion Sulo ka komentuar daljen e djeshme të kryeministrit Edi Rama dhe sulmet e tij të vazhdueshme ndaj medias dhe gazetarëve.
Sipas Sulos, prej gati 20 vitesh kryeministri Rama kërkon të bëjë kryeredaktorin e mediave.
“Është bërë traditë tashmë dhe traditë e keqe sjellja e kryeministrit në intervista me gazetarë. Është traditë e keq, le një shije të keqe. Asnjë gjë në interes të opinionit publik. Aq më tepër e gjykuar dhe komentuar nga ne që jemi pjesë e medias. Kryeministri është përballë medias dhe ajo ti kupton, le një shije, për mua prej 20 vjetësh tashmë, të bëjë kryeredaktorin e medias. Ti mësojë gazetarët si të bëjnë pyetje, çfarë të hetojnë, ku, si dhe sipas interesave të tij”, tha ndër të tjera Sulo.
I ftuar dje në “Opinion”, kryeministri Edi Rama përveç ironisë ndaj gazetarëve të ftuar, nuk ka tha asgjë, edhe për akuzat e rënda që opozita i ngarkon: inceneratorët dhe keqmenaxhimi i krizës së Covid-19.
Diskutime rreth kësaj post