Ish-zv. ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia shprhet se sheh një dorëzim të qeverisë në përpjekjen për t’i përballur me COVID-19. Sipas tij qeveria gaboi që në masat e para pasi u synua vënia nën kontroll e virusit me propagandë.
“Është fakt tashmë që qeveria ka dështuar në mënyrë të plotë në përballjen e coronavirusin. Kemi dorëzim të qeverisë përballë këtij fakti, nuk shikojmë më as daljet e tyre në publik. Evitohen edhe deklarata. Pra në një farë mënyrë ka dorëzim të plotë të strukturave të qeverisë. Është gabuar që në fillim në marrjen e masave për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi.
Është dështuar nga ana e strukturave në garantimin e masave mbrojtëse për mbrojnën e shëndetit të qytetarëve dhe mjekëve që ishin në vijën e parë. Ne e kemi ngritur me forcë mbrojtjen e shtresave më të ekspozuara ku në vijë të parë ishin personeli i shëndetësisë në të gjithë nivelet e tij. Por, nuk u bë asgjë. Përkundrazi pati një fokusim vetëm te propaganda dhe izolimi i të gjithë informacionit”, – tha Spahia.
Për ish-zv. ministrin e Shëndetësisë, qeveria gjatë karantinës nuk u fokusua tek rritja e kapaciteteve testuese dhe trajtuese.
Diskutime rreth kësaj post