Sot bëhet dita e pestë e radhës kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë natës, nga ora 00:00 deri në orën 06:00 vetëm 700 qytetarë kanë kaluar kufirin. Ndërkohë, radha e makinave vazhdon deri në fshatin Zervat, 7 km larg nga pika kufitare e Kakavijës.
Gjatë 5 ditëve të fundit situata në pikën kufitare të Kakavijës ka qenë tepër kaotike. Për shkak të rregullave dhe kufizimeve të vendosura nga qeveria greke, u krijuan radhë automjetesh deri në 25 km. Mbrëmë, pas negociatave të qeverisë shqiptare me palën e greke, u arrit marrëveshje që kufiri të mos-mbyllej orën 22:00, por të punohej edhe gjatës natës.
Sakaq, nga dita e sotme, kush hyn në shtetin greke do të karantinohet për 7 ditë. Po kështu, që nga 17 gushti e në vijim, në Kakavijë e Kapshticë do të punohet me rregullat të reja. Nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00.
Diskutime rreth kësaj post