111 ditë rresht kanë banorët e Astirit që protestojnë kundër projektit të Unazës së madhe.
Edhe mnbrëmjen e sotme ata kanë dalë si gjithnjë bashkë me ta janë bashkuar edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, midis tyre edhe Klevis Balliu, i cili tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.
Mosdorëheqja e Ramës sipas Balliut, çon drejt një situate që mund të dalë jashtë kontroolit.
“Është koha që ta shporrim sepse nuk mund të presim më nga ky i paaftë, ndaj ai të largohet përpara se ta detyrojnë me forcë qytetarët shqiptar,” – deklaroi Balliu përpara banorëve të Astirit. /albeu
Diskutime rreth kësaj post