Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani gjatë një bisede televizive ka folur mbi zhvillimet në PD.
Ristani thekson se Basha ka thënë shpesh herë “kurrë”, për gjëra që në fakt kanë ndodhur e ndaj atij nuk i besohet fjala “kurrë”.
Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.
“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.
PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti. Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA”, deklaron Ristani.
Diskutime rreth kësaj post