Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me nxënës dhe mësues të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon, i kombinuar mes metodës tradicionale të mësimit në klasa dhe metodave online të mësimdhënies.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, të shumta kanë qenë reagimet nga qytetarët.
Një ndjekës i shkruan kryeministrit se asnjë nga shkollat nuk ka masat e duhura për Covid dhe se e gjithë kjo është një show.
Replika
Qytetari: Jam shume e sigurt qe asnje shkolle tjeter nuk ka as disenfektant as etiketat e distances. Aktrim i shpifur.
Rama: siguria jote buron nga nje mllef qe eshte problemi yt xhan, sepse e nxjerr fjalen e keqe pa ditur fare per cfare flet, ndersa une te siguroj se e kunderta eshte e vertete dhe te sugjeroj te reflektosh mbi faktin qe mllefi eshte e keqja e atij qe e ka!
Diskutime rreth kësaj post