• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Si u pushkatua në Shqipëri agjenti grek i CIA-s

8 December, 2017
në Dosje
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Piloti grek 23-vjeçar Nikos Akrivojanis, i cili u ul me avionin e tij afër qytetit të Sarandës duke pretenduar se urrente regjimin shtetëror në Greqi. Por, në të vërtetë piloti grek kishte tjetër mision.

Ishte koha, ku në kufirin greko-shqiptar në zonën e Çamërisë funksionin disa zyra dhe baza sekrete të CIA-s për të përgatitur shqiptarët e arratisur për rrëzimin e rregjimit të Enver Hoxhës. Kampet ku stërviteshin të arratisurit shqiptar mbështeteshin në mënyrë sekrete edhe nga shërbimi inteligjent i Greqisë. Gjatë viteve 1949-1956 në Shqipëri ishin strehuar rreth 35 mijë grekë të ushtrisë komuniste, të cilët erdhën pas luftës qytetare greke 1945-1949. Grekët e ushtrisë komuniste shiheshin si një rrezik i madh për rrëzimin e qeverisë së Greqisë që mbështetej fort ato viteve nga Anglia dhe SHBA


Ishte prilli i vitit 1952, kur aeroplani i ushtrisë greke që e drejtonte piloti Nikos Akrivojanis u ul në territorin e Shqipërisë. Piloti grek pretendonte se ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh. Për disa vite Nikos Akrivojannis quhej tradhtar, por me kalimin e viteve ai u rehabilitua, pasi u vërteua se kishte qenë me mision të zbulim dhe kundërzbulimit grek në bashkëpunim me CIA.

Nikos Akrivojannis vinte nga një familje greke nga Selaniku dhe babai i tij kishte qenë ushtarak i lartë i rregjimit të Elefteros Venizellos. Akrivojannis për dy vite u stërvit në kampet sekrete të CIA nga 1950-1952, atje mori edukimin komunist, mënyrën politike marksiste-leniniste. Emri i koduar si agjent i CIA, Nikos Akrivojannis ishte “Lokris”. Pas gjykimit Nikos u dërgua në kampet, ku ishin edhe të burgosur të tjerë grekë, të cilët ishin zënë rob gjatë provokimet e gushtit 1949.

Sipas historianit grek Stavros Dajos gjatë marrjes në pyetje dhe gjyqit nuk doli informata rreth misionit sekret të pilotit Nikos Akrivojannis. Ai u dërgua fillimisht në një kamp në Lushnje ku gjendeshin edhe shumë grekë të tjerë.

Në kamp Nikos Akrivojannis krijoi një organizatë sekrete të robëve me synim të t’u arratisur, por u spiunua nga një tjetër bashkëatdhetar pranë autoriteteve shqiptare, kështu që u kap gjatë tentativës në 13 dhjetor 1953. Më tej, u dënua me vdekje nga Gjykata e Beratit në korrik dhe u pushkatua më 14 gusht 1954.

Paraardhëse

Habit këngëtari shqiptar: I jemi është më i madh se i Getoarit

Pasardhëse

FOTO / Si të vishemi me stil për fundjavën e bardhë

Pasardhëse

FOTO / Si të vishemi me stil për fundjavën e bardhë

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.