Janë zbardhur detaje se si paraqitet situata gjatë orëve të fundit në Spitalin Infektiv të QSUT, ku po kurohen prej më shumë se dy muajsh të infektuarit me koronavirus.
Gazetari Skëndaj tha se tashmë jemi në nivelet më të ulëta të sëmundjes, pas dy muajsh që kurba ishte në rritje. Duke cituar mjekët e Infektivit, gazetari tha se rënia e kurbës tregon që jemi drejt shuarjes së situatës me koronavirus.
“Jemi në nivelin më të ulët të sëmundjes në këto dy muaj. Pra, është i ngjashëm me 18 mars, kur kurba filloi të rritej. Tani kurba po bie dhe kjo do të thotë se jemi drejt shuarjes”, – shprehen kështu mjekët.
Diskutime rreth kësaj post