Deputeti Myslim Murrizi ka treguar në Top Talk si nisi ‘ftohja’ mes tij dhe deputetes Rudina Hajdari. Sipas tij Hajdari nuk ka qenë kurrë pjesë e nismës për krijimin e partisë së re të deputetëve që Murrizi përfaqëson.
“Në këtë subjekt politik që është nismë e Myslim Murrizit dhe e deputetëve të tjerë, Hajdari nuk ka qenë pjesë e kësaj nisme. Ku e shihni ndarjen? Kemi qenë bashkë për një kauzë më të madhe për hapjen e listave. Me 30 qershor kemi qenë edhe me deputetët e tjerë që nuk vinin nga PD. Por sot kemi filluar fushatën”, tha Murrizi.
Është larguar Hajdari nga idealet e grupit Demokrat?
“Ajo është anëtare e grupit Demokrat. Për të qenë i organizuar për të pasur një agjendë. Se si e shikon kjo është në dëshirë e gjithsecilit. Rudina Hajdari nuk e ka parë të arsyeshme që të jetë pjesë e Lëvizjes Demokratike Shqiptare”, ka thënë Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post