Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë në Elbasan tha se shqiptarët kanë bërë disa zgjedhje më përpara që i kanë çuar drejt greminës.
Rama tha se opozita po ofrojnë të njëjtën recetë, ndërsa për mazhorancës tha se zgjedhja është e qartë, pasi punojnë pa lodhje që të ecin përpara.
“Disa herë shqiptarët kanë bërë zgjedhje që i kanë çuar drejt greminës duke i tërhequr për hunde nga udhëheqës të papërgjegjshëm që i kanë bërë mish për top. Kanë shkarë pas haxhi qamillit dhe më pas janë parë të rrethuar nga flakët. Më pas kanë shkuar pas sudes, vebiut xhaferrit.
Ata që duhen të rikthehen po u ofrojnë të njëjtën recetë, na jepni votën e do u japim kaq mijë euro atje, atje atje…. e miliona e qindra miliona. Si mund të jetë kështu si mund të ndodhë kështu? Si mundet të ketë njerëz të besojnë akoma në këto. Zgjedhja me ne është shumë e qartë të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje, të ngjitemi, pa rënë pre e mërzisë e rezistencës së kundërt që i vjen çdokujt që sfidon për të shkuar më tutje.
Ne jemi ata që realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër rreth e rrotull nesh. Për detyrë e kemi të ndërtojmë shtëpitë e atyre që mbetën në qiell të hapur. Pikërisht se e kemi për detyrë ne nuk flemë, nuk dorëzohemi, këmbëngulim… ta bëjmë detyrën si duhet”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post