Moderatorja Arbana Osmani ëhstë tepër aktive në rrjetet sociale duke ndarë vazhdimisht detaje nga jeta e saj private. Arbana prej disa muajsh ka bërë publike lidhjen e saj të re me Eduart Grishajn, i cili është njëherazi edhe regjisori i emisionit të saj.
Çifti duket se ka nisur bashkëjetesën dhe këtë fakt e tregojnë edhe videot që Arbana poston herë pas here, ku i pranishëm në shtëpinë e saj shihet të jetë edhe Eduarti.
Arbana ka preferuar që të mos flasë në intervista televizive për këtë bashkëjetesë, dhe as për marrëdhënien e Eduartit me Jonin. Por siç duket dhe në fotot e mëposhtme, gjithçka mes tyre duket se shkon më së miri.
Eduarti shihet duke stërvitur Jonin, dhe mbesën e Arbanës, të cilët duken mjaft të lumtur nga kjo eksperiencë e re. Nga ana tjetër vetë moderatorja dihet se nuk ka marrëdhënie të mirë me palestrën, ndërsa kuzhinën e “qan”. Këtë e ka vënë në dukje shpesh dhe shoqja e saj më e mirë Xhemi, e cila thekson se kur bëhet fjalë për stërvitjen, Arbana mban zakonisht kamerën e telefonit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post