Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin.
“Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius”.
Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira.
“Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut, edhe pse java e fundit do të jetë pak më e freskët me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë celsius”, tha sinoptikania për “Klan”.
Nuk përjashtohet mundësia tha mateorologia, që java që vjen të jetë jo vetëm më e nxehta e korrikut, por edhe e sezonit të verës.
Diskutime rreth kësaj post