Deputeti Flamur Noka thotë se Basha po mbrohet nga ushtria e Ramës. Noka tha se nuk ka parë njerëz të armatosur. Ai tha se zyrat janë vjedhur dhe se bravat janë ndryshuar pasi Basha nuk di të bëjë më gjë tjetër veçse të jetë ustallarë bravash.
“Në shpinë tonë shkojmë dhe vijmë përditë. shoqata e bravave mendon se mund u mbyllë shtëpinë demokratëve duke u ndërruar bravat, këto janë gjëra të neveritshme, por tregojnë veten peng Bashën me të tij janë thjeshtë ustallarë bravash. Çdo ditë po demaskohen. Unë nuk kam parë, por të kisha parë do flisja ndryshme. Po shoh vjedhje të zyrave të forumit rinor. Banda e bravave është mbyllur nën bunker. Pyetni pengun! Vetëm pengu mbrohet me ushtrinë e Ramës. Janë këtu përjashta”, tha Noka.
Diskutime rreth kësaj post