Albin Kurti në një deklaratë për mediat nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, tha se marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, qoftë ai dhe Edi Rama do të jenë më të mirat që liderët e dy vendeve kanë pasur në kohë mes tyre.
“Porsa të zgjidhet qeveria e jonë e re, do të fillojmë bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë, me Edi Ramën, nëse do të ndërtohet qeveria para zgjedhjeve këtu. Do të vazhdojmë marrëveshjet që kanë nisur mes dy vendeve, do të kalojmë nga marrëveshjet e shkruara te zbatimi i tyre, jemi dy shtete për një komb.
Bashkëpunimi me çdo kryeministër apo president do të jetë shumë i mirë”, – u shpreh Kurti para mediave.
Diskutime rreth kësaj post