Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shprehet se në vend që Shqipëria të kryesojë me importe të makinerive, linjave teknologjike, sot jemi të parët në importe të frutave, qumështit, vajit, miellit.
Kjo sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Postim i plotë:
“Si asnjëherë si më parë!
Importet e prodhimeve bujqësore në krye të listës së importeve të vendit.
Në vend që të kryesojmë me importe të makinerive, linjave teknologjike, sot jemi të parët në importe të frutave, qumështit,vajit, miellit e me radhë.
Goditje e prodhimit dhe e agropërpunimit
Kosto e lartë e prodhimit vendit , mos mbeshtetja financiare e fermerit është shkaku.
Pa përmendur që jemi i vetmi vend Evropian që nuk i dhamë asnjë qindarkë financim nga paketa anti covid, bujqësisë dhe fshatit.
Japim vetëm 3 euro financim për hektar tokë bujqësore pra rreth 40 herë më pak se fqinjët tanë dhe shumë më pak se mesatarja e Evropës.
Prandaj po korrim atë që kemi mbjellë!
Bilanc të thellë negativ financiar për Bujqësinë dhe fshatin.” – ka shkruar Panariti.
Diskutime rreth kësaj post