Bujar Nishani n ku është shprehur se fitorja e Lulzim Bashës është një tregues që dhe në zgjedhjet e tjera do jemi opozitë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se me marrjen e kreut të PD për herë të parë Basha është parë si risi, por që në këto tetë vite nuk e ka treguar asnjë moment këtë.
“Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD unë e kam pa me simpati por e kam pa se ai nuk ka treguar aftësi që të tregojë se është lider, nuk ka një projekt për të konkluduar fitues. PD nuk e ka garën me LSI por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post