Ditën e sotme kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se situata e shkaktuar nga koronavirusi po shkon drejt përmirësimit dhe se ka shpresë për të dalë nga kriza e Covid-19.
Në bazë të një grafiku për shifrat e koronavirusit në vend që është publikuar nga BILD shihet se gjithçka po shkon mirë.
Në grafik vihet re se me ngjyrë të verdhë është numri i të infektuarve, që është në rënie, në ngjyrë blu është numri i të shëruarve, që është rritur ditët e fundit.
Në rang kombëtar Gjermania ka rregjistruar 113.296 të infektuar në total, 46.300 njerëz të tjerë janë shëruar, një rritje me 28.3 përqind.
Diskutime rreth kësaj post