Frika e prekjes nga koronavirusi i ka përfshirë të gjithë ndërkohë që në një tjetër shtet është shënuar rasti i parë i të prekurit me virusin vdekjeprurës. Armenia ka konfirmuar rastin e parë të prekur nga koronavirusi.
Sipas mediave vendase, mësohet se është një 29 vjeçar, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ishte kthyer nga Irani, është infektuar me koronavirusin e ri.
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se një person është infektuar me koronavirusin e ri.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin do të vendosen në karantinë. Kryeministri shtoi se të gjithë pasagjerët në avionin që kanë udhëtuar nga Teherani me pacientin e infektuar, kanë pasur maska në fytyrë.
Kujtojmë që deri më tani nga koronavirusi kanë mbetur të vdekur në të gjithë botën 3,000 persona, dhe të infektuar mbi 86,000 persona.
Diskutime rreth kësaj post