• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Shtohen afrimet Kosovë-Greqi, Dendias vizion Prishtinën dhe shton sinjalet se mund të njihet pavarësia

5 June, 2021
në Kosovë, Kryesore, Rajon
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka vizituar ditën e djeshme Kosovën, ku ka zhvilluar edhe një sërë takimesh dhe ka dhënë edhe deklarata të cilat kanë sqaruar shumë nga pikëpyetjet e ditëve të fundit mes marrëdhënieve mes dy shteteve. Kryediplomati grek, në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se shteti i tij e përkrah rrugën europiane të Kosovës dhe ka siguruar për mbështetjen greke për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërkohë presidentja Osmani ka vlerësuar marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, pavërisht faktit që shteti grek ende nuk e njeh Kosovën, madje ajo ka thekuar faktin se një njohje nga ana e Greqisë, sigurisht që do të ndikonte në një thellim të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Zonja Osmani nuk ka lënë jashtë fokusit rëndësinë që ka për Kosovën përfshirja në mekanizmat euro-atlantik të sigurisë dhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës mes Greqisë e Kosovës.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike, në një zyre të të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera, duke përfshirë edhe atë politike”, është shprehur presidentja Osmani.

Një takim Dendias ka zhvilluar edhe më kryepalamentarin Glauk Konjufca. Edhe në këtë takim është diskutuar rruga europiane e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ndërkohë që shteti i Kosovës ka përmbushur prej kohësh çdo kërkesë dhe kushte të vënë nga unioni. Ministri i Jashtëm grek ritheksoi qëndrimin e shtetit grek për mbështetjen e Kosovës rreth liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Po ashtu ministri Dendias vuri në pah se qëndrimi i Greqisë karshi Kosovës ka qenë konstruktiv, duke përmendur bashkëpunimet e deritashme në fushën e zhvillimit ekonomik, të energjisë dhe kontributin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e shpërndarë pas takimit.

Ashtu si zonja Osmani, edhe kreu i Parlamentit të Kosovës shprehu gatishmërinë dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe dobishmërinë që do ta kishte për Republikën e Kosovës njohja nga ana e Greqisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Konjufca vlerësoi se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët, prandaj të tilla duhet të jenë edhe qëllimet. Gjatë ditës së djeshme zoti Dendias ka takuar edhe homologen e tij, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Kryediplomati grek është shprehur në një konferencë të përbashkët me zonjën Gërvalla se Greqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Por jo vetëm, sepse ka edhe fusha të tjera në të cilat do të bashkëpunojmë në të ardhmen. Greqia është e përkushtuar në nismën Ballkani të mbetet lartë në agjendën evropiane. Ne e përkrahim fuqishëm edhe dialogun dhe shpresojmë se ai do të rezultojë me një zgjidhje që do ta stabilizonte rajonin”, ka bërë të ditur ai.

Sakaq, ministrja Gërvalla tha se me ministrin grek janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin në shumë fusha, duke lënë pas përvojat e hidhura të së kaluarës. Ndërkohë dy shtetet janë dakorduar edhe në lidhje me avancimin e statusit të Zyrës së Kosovës në Athinë. Gërvalla tha se Zyra e Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjesht për çështje ekonomike do të jetë një zyrë e ashtuquajtur interesi me qasje edhe në fushat tjera, duke përfshirë edhe atë politike.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike, në një zyre të të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera, duke përfshirë edhe atë politike”, tha ajo. Gërvalla shtoi se Kosova dhe Greqia ndajnë mendimin se integrimi në BE dhe NATO është ndër hapat më të rëndësishëm drejt stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

Paraardhëse

SHBA dhe BE vënë në rresht Vuçiç dhe Kurtin, dy liderët zbusin retorikën për dialogun mes dy vendeve

Pasardhëse

Ministri Peleshi në Letoni: Do të vijojmë kontributin në misionin e NATO-s në veri të Evropës

Pasardhëse

Ministri Peleshi në Letoni: Do të vijojmë kontributin në misionin e NATO-s në veri të Evropës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.