• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtohen 100 mjekë të specializuar, Manastirliu në Vlorë: Fuqizojmë spitalet rajonale

6 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka takuar 5 mjekët e rinj specializantë, që i janë bashkuar ekipit të këtij spitali.

“Jam e bindur që mjekët e rinj do t’i plotësojnë këto nevoja të shtuara edhe përgjatë fluksit të verës padyshim që është nevojë për të pasur më shumë mjekë të atashuar. Por mbi të gjitha, edhe në kuadër të programit tonë të përgatitjes së mjekëve specialistë, edhe të hapjes së specializimeve çdo vit; janë më shumë se 1700 kuota të specializimeve që janë hapur në këto 8 vite. Edhe çdo vit përfundojnë mjekë të rinj specializimin, duke u atashuar pranë spitaleve rajonale. Këtë vit kemi 100 mjekë të rinj të cilët tashmë janë atashuar në spitalet tona nga veriu në jug. Jo vetëm në spitalet rajonale por edhe në spitale bashkiake. Lajmi i mirë për Vlorën, është që i shtohen 5 mjekë specialistë, kardiolog, neurolog, imazherist, pediatër dhe urgjentist”, tha Manastirliu.

Duke theksuar që investimet në Vlorë do të vijojnë, Manastirliu tha: “Kemi bërë dhe vijojmë të bëjmë investime në spitalin e Vlorës për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve. Ne kemi investuar në reanimacionin e spitalit, ku është një ndër reanimacionet më të mira që kemi ndër spitalet rajonalë. Por nuk nuk ndalemi këtu. Edhe këtë vit ne kemi parashikuar që të investojmë në këtë spital. Duam që të bëjmë një qendër të imazherisë që i përket gjithmonë shërbimit ambulator, të Dispanserisë, duke rehabilituar një njesi të veçantë që do i shërbejë shërbimit ambulator dhe gjithashtu dhe Shërbimin e Farmacisë me depon e re farmaceutike në këtë spital”.

Janë 100 mjekë specialistë të atashuar pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake.

Më konkretisht, 10 mjekë të specializuar në qarkun e Dibrës, duke përfshirë edhe spitalin e Bulqizës edhe të Burrelit.

Do të jenë 13 mjekë të specializuar për qarkun e Lezhës; 12 mjekë të specialistë në qarkun e Korçës; 11 mjekë specialistë në qarkun e Gjirokastrës; po ashtu, mbi 8 mjekë në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Durrësit, Elbasani, etj.

Paraardhëse

Zbardhet dëshmia e babait të 7-vjeçares, tregon tmerrin dhe momentet e fundit me Jonadën: Skafi hyri me shpejtësi të madhe

Pasardhëse

Zbulohet “iPhone 14”, super procesor dhe kamera, të gjitha cilësitë e smartfonit unik që do të dalë në shtator

Pasardhëse

Zbulohet “iPhone 14”, super procesor dhe kamera, të gjitha cilësitë e smartfonit unik që do të dalë në shtator

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Dialogu në Bruksel Kosovë-Serbi, mediat pranë Vuçiç: Kurti refuzoi çdo mundësi kompromisi

Nga lajme2
18 August, 2022
0

Dialogu në Bruksel që po zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duket se...

Alketa Vejsiu thyen rregullin, publikon si rrallëherë foto me djalin: Do më mbajë në krahë gjithë jetën

18 August, 2022

“Shpërthen” moderatorja: Meshkujt shqiptarë janë zdromsa, ndërsa gocat janë si shtriga

18 August, 2022

Ilir Meta po vesh këmishë me vija të trasha

18 August, 2022

Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Finlandës

18 August, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.