Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën me panik, ku vazhdon që numri i viktimave të rritet, po ashtu edhe persoant e infektuar arrijnë shifra të frishme. Greqia ka shkuar deri në mbylljen e disa shkollave në Selanik.
Ky reagim ka ardhur pasi ditën e djeshme në Selanik është regjistruar rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një 38-vjeçare e cila u kthye nga Milano.
Qytetarët në Selanik filluan të zbraznin supermarketet nga frika se virusi do të përhapet dhe kanë marrë masa paraprake nëse do të jetë e nevojshme të izolohen.
Sipas mediave greke dyshohet dhe për një tjetër të prekur në qytetin e Larisës por që analizat e tij pritet të dalin pas disa orësh.
Qeveria greke ka marrë masat për virusin vdekjeprurës pasi kanë vendosur në karantinë të gjithë personat që kanë pasur kontakt me 38-vjeçaren e infektuar.
Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë shënuar gjithashtu në Rumani, Danimarkë dhe Norvegji.
Diskutime rreth kësaj post