• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shteti Serb fiton 2.7 miliardë euro dhe Kosova humbet 2.7 miliardë euro

15 August, 2018
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazeta ‘Zëri’ ka arritur ta sigurojë një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd i George Soros, në të cilin paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

Serbia dhe Kosova mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, ku Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore (Leposaviçi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin shtetit fqinj.

Kështu rekomandojnë gjashtë ekspertë serbë nëpërmjet një raporti me titull: ‘Efektet ekonomike, demografike e sociale dhe skenarët e ndryshëm për normalizimin e raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës”, i botuar në prill të vitit 2018 dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd i George Soros, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta ‘Zëri”.

Raporti prej 90 faqesh i përgatitur nga autorët: Miladin Kovaçeviç, Dushan Gavrlioviç, Dragan Popoviçviç, Milena B. Stevoviç, Liljana Sekuliq dhe Katarina Stançiq, të cilin e posedon ‘Zëri”, i shtjellon në mënyrë të detajuar dy skenarë për normalizimin e marrëdhënieve: normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku përfshihen edhe skenari për shkëmbimin e territoreve, edhe skenari pa shkëmbim të territoreve, por me zbatim të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe skenari i Status Quo-s, i cili nënkupton mosnormalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

Ditë më parë politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës kanë alarmuar se presidenti Hashim Thaçi, i cili po flet haptas për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, nuk guxon të arrijë marrëveshje parciale për Luginën, e cila nënkupton mundësinë që Presheva t’i bashkëngjitet Kosovës ashtu siç rekomandon raporti, ndërsa Bujanoci dhe Medvegja t’i mbeten Serbisë, pasi që, sipas tij, kjo do të shkaktonte tragjedi humanitare.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiq, po flasin hapur për zgjidhjen e çështjes së kufijve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Mirëpo, ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë një takimi ditë më parë me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, ka deklaruar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan.

Paraardhëse

PD me akuza tronditëse: Rama i fal 7 milionë euro Vilma Nushit

Pasardhëse

Njihuni me 12 shtetet në Europë, ku mund të blini nënshtetësinë

Pasardhëse

Njihuni me 12 shtetet në Europë, ku mund të blini nënshtetësinë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

Nga lajme5
16 April, 2026
0

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se...

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.