Ky ishte një ndër shtet europiane më të goditura nga koroanvirusi, mirëpo ndërkohë që ka filluar të rimëkëmbet pasi e ka kaluar pikun e infektimeve nga COVID-19, në Itali është riaktivizuar vullkani Etna, i cili ka shkaktuar edhe lëkundje të lehta tërmeti.
Vullkani i Etnas ka shfaqur shenja riaktivizimi dje për shkak të shtëllungave që janë parë të dalin nga mali sipër Catanias.
Mediat shkruajnë se afër shtëllungave të tymit janë shkaktuar dhe tërmete me magnitudë 2.0.
Etna është vullkani më i madh i Europës dhe ndodhet në qytetin e Catanias në Sicilinë e Italisë. Deri tani aktivizimi i vullkanit nuk përbën rrezik.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post