• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Shqiptarët, populli me më pak makina në Europë

15 May, 2017
në Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me gati gjysmën e popullsisë që jeton në fshat, shqiptarët renditen si populli i fundit në Europë përsa i përket numrit të veturave për 1000 banorë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor, në Shqipëri ka rreth 400 mijë vetura që paguajnë siguracion dhe kryejnë kontroll teknik, apo rreth 140 automjete për 1000 banorë.

Ky tregues është më i ulëti në Europë, sipas të dhënave krahasuese publikiara nga Nationmaster dhe Eurostat. Shqipërisë ia kalon edhe Kosova dhe Maqedonia, të cilat kanë gati 150 automjete për 1000 banorë, raporton Monitor.

Shqipëria mban dhe një tjetër rekord, atë të automjeteve të vjetra, teksa mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura.

Sipas INSTAT, që prej vitit 2013, në Shqipëri importohen mesatarisht 30-40 mijë makina, ku rekordin e ka shënuar 2013, me rreth 44 mijë të tilla. Por,  të dhënat e vitit 2013 nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se nga 44 mijë makina të importuara gjithsej, 80% e tyre ishin më të vjetra se 10 vjet.

Së fundmi, qeveria ka miratuar një strategji që të gjitha makinat që qarkullojnë në vendin tonë dhe rezultojnë të jenë me prodhim para vitit 1995 të dalin gradualisht nga qarkullimi.

Shtetet me më shumë vetura

Shtetet me më shumë vetura në botë janë ato monarke në Europë, si  San Marino,  Monaco, Liechtenstein. San Marino ka madje më shumë makina sesa banorë (për shkak të të huajve apo një banor ka më shumë se një veture).

Nga vendet e mëdha kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gati 800 vetura për 1000 banorë, teksa për shkak të distancave të mëdha, zotërimi i një makine bëhet domosdoshmëri për çdo anëtar të familjes.

Listën e kryesojnë vendet e zhvilluara dhe sidomos ato europiane. Italia shihet të ketë një numër të lartë veturash për 1000 banorë në 680. Vende me zhvillim të lartë, si Franca, Gjermania, Finlanda, Austri apo Zvicra duket se preferojnë edhe transportin publik, teksa numri i automjeteve luhatet në 560-580 makina për 1000 banorë. Kjo është më e dukshme sidomos në Danimarkë, (480 vetura) e Suedi (520), vende që janë mjaft miqësore me mjedisin.

Nga shtetet e rajonit, numri i lartë i veturave për 1000 banorë është në Bullgari (393), Kroaci (380), Mali i Zi (309), Serbi (238).

Paraardhëse

Kurs online falas mbi rreziqet ushqimore

Pasardhëse

Sikur të kishim një Macron!

Pasardhëse

Sikur të kishim një Macron!

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Aleksandër Vuçiç: SHBA-të gënjyen, nuk ka prani të forcave serbë në kufi, Vjosa Osmani: Serbia po përgatitet për një akt tjetër

Nga lajme10
1 October, 2023
0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, mohoi këtë të dielë raportet e publikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Beogradi...

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga

1 October, 2023

Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK

1 October, 2023

Lulzim Basha: Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër

1 October, 2023

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, kryeministri Rama: Urime kampione

1 October, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.