• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Shqiptarët kërkojnë në Google sesi të marrin azil në Gjermani

10 March, 2017
në Ekonomi
0
Ilustrim

Ilustrim

0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emigracioni po shihet si zgjidhja e vetme për mbijetesë e shumë familjeve shqiptare. Një kërkim i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka gjetur së në motorin e kërkimit Google është kërkuar së paku 587 mijë herë “kritere për azil në Gjermani”.

Një treta e popullsisë është larguar nga vendi që kur sistemi komunist u rrëzua, por vala e fundit e emigracionit në vitet 2014-2015 ka përfshirë ikjen nga vendi të njësive familjare. Shumica kanë dhënë shkak gjendjen ekonomike, mungesën e perspektivës dhe mungesën e sigurisë.

Gjermania shihet te ketë qenë më e preferuara ndër vendet e BE.

Kërkesat për azil ekonomik në Gjermani janë nxitur nga lajmet se, vendi europian ka nevojë për fuqi të re punëtore për shkak të plakjes. Kjo përshtypje u përforcua nga lajmet se autoritet gjermane do të sigurojë menjëherë ndaj emigrantëve strehim dhe punë. Lajme të tilla spekulative sidomos në rrjetet sociale nxitën këtë valë emigracioni.

Numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian shënoi një rritje të frikshme në vitin 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.

data-full-width-responsive="true">

Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 66 mijë.

Në pjesën e të madhe janë të rinjtë ata që po ikin. Sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, po për vitin 2014 (për 2015 nuk janë publikuar akoma), për Shqipërinë, grupmosha nga 18 deri në 34 vjeç përbënte gati 45% të totalit të azilkërkuesve për Shqipërinë. Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-13 vjeç zinte 26% të totalit të azilkërkuesve.

Rritja e numrit të të ikurve në 2015-n pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri. Bizneset, në fakt, kanë filluar të ndiejnë pasojat e largimit të fuqisë punëtore, që në një pjesë të konsiderueshme ka qenë e kualifikuar.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Basha ka një kartolinë për të grisur

Pasardhëse

Stamboll, 5 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Pasardhëse

Stamboll, 5 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Borell flet hapur: Ja çfarë i kemi kërkuar Ramës

Nga lajme9
1 March, 2021
0

Gjatë konferencës së përbashkët ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama, ministrit të Punëve të Jashtme, Josef Borell, dhe Komisioneri...

“BE duket si mallkim në rrethanat aktuale”, kryeministri Edi Rama plas deklaratën e rëndësishme në Bruksel

1 March, 2021

“Nuk guxonim as ta shikonim në sy babain”, aktorja shumë e dashur për shqiptarët rrëfen momentet e vështira të fëmijërisë së saj

1 March, 2021

Marrëveshja e sotme mes PD dhe LSI, Ulsi Manja poston foton dhe ‘kap mat’ Kryemadhin

1 March, 2021

Joe Biden e humbet fillin gjatë fjalimit dhe befason me deklaratën: Çfarë po bëj këtu? Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

1 March, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.