Mediat e njohura serbe Blic.rs dhe B92 pretendojnë se Presidentit Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me Hotin në Shtëpinë e Bardhë i është vendosur një letër në tavolinë për të njohur Kosovën.
“Në fillim të takimit me përfaqësuesit e Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu dorëzua një letër sipas së cilës Serbia duhet të njohë një Kosovë të pavarur sot!”, raportojnë dy mediat serbe.
Gjithçka ishte përgatitur paraprakisht, shqiptarët dinin gjithçka – thotë një burim nga “Blic” nga qarqet diplomatike në Uashington.
“Blic” nuk arriti të kontaktojë me askënd nga delegacioni i Presidentit të Serbisë, në mënyrë që të marrë konfirmimin e këtij informacioni.
Ministri i Financave, Siniša Mali, konfirmoi në një fjalim të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni se presioni mbi delegacionin serb është i madh.
“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që nga fillimi i negociatave me Prishtinën. Kishte 16 pika në letër, në tryezë, nga të cilat 10 nënkuptonin njohjen reciproke. Nga rreth njëzet persona të pranishëm, jo vetëm shqiptarë, delegacioni ynë reagon shumë agresivisht ndaj çdo fjale, kundër nesh”, tha Ministri.
Ai tha se presidenti po lufton dhe se do të luftojë deri në fund, sepse “dorëzimi nuk është një opsion”.
“Ne kemi ardhur me idenë për të folur për ngritjen e ekonomisë së të gjithë rajonit, për të investuar 3-4 milion euro në infrastrukturë, bujqësi, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe pastaj kemi një pikë lidhur me njohjen reciproke”, tha Mali duke shtuar se disa gjëra janë thjesht të papranueshme.
Mali tha se në tryezën e diskutimeve kishte shumë pak tema ekonomike.
“Pika 10 i referohet njohjes reciproke. Ekzistojnë gjithashtu tema ekonomike dhe ato që lidhen me infrastrukturën, autostradën, hekurudhat, ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në mënyrë që të rritet ekonomia e të gjithë rajonit. Presion i madh”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post