Presioni i madh që po ushtron pandemia në financat publike mund të detyrojë qeverinë që të dalë në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar sërish borxh.
Është ky parashikimi që bën Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit, i cili projekton marrjen e një Eurobondi të ri me vlerë 500 milionë euro në vitin 2022 për të amortizuar pasojat e pandemisë.
Ky projektim mbështetet mbi një skenar optimist sipas institucionit financar, pra që nuk përfshin një zgjatje në kohë të virusit apo një recesion më të thellë.
Por, një përkeqësim i situatës me pandeminë vlerëson FMN do të vështirësonte kushtet për daljen e Shqipërisë në tregjet e huaja, në një kohë kur të gjithë vendet po përballen me një krizë të madhe dhe kërkesa për financime do të rritej ndjeshëm.
Një situatë e tillë krize, shtojnë ekspertët e FMN-së mund të kufizonte edhe marrjen e huasë në tregun e brendshëm
Diskutime rreth kësaj post