Që prej datës 9 qershor në Shqipëri, ka patur një shtim shqetësues të rasteve, duke kapur deri më sot shifrën e 459 personave, ose pak më shumë se 1 e katërta e totalit të të prekurve që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Lidhur me këtë situatë mediat greke shohin me shqetësim rritjen e numrit të rasteve tek shtetet fqinje me Greqinë, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria.
Madje për Shqipërinë thonë se tashmë nuk përbën më atë surprizën e këndshme të javëve të mëparshme, kur dukej se po mbante mrekullisht në një nivel të ulët numrin e rasteve dhe të vdekjeve nga virusi në fjalë.
Diskutime rreth kësaj post