Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri.
Ministria e Mbrojtjes njofton se prej tyre janë shuar 20 vatra zjarri dhe mbeten ende aktive 2 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 437 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 44 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar dhe 2 avionë të palës greke, të cilët kanë punuar për izolimin e zjarrit mbi fshatin Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë shërbimeve zjarrfikëse vendore.
Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri.
Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
Diskutime rreth kësaj post