Ish-deputeti i PD Tritan Shehu i ftuar në rubrikën “Opinion” komentoi situatën e koronavirusit në vend, por edhe çështjen e nxehtë të Kosovës.
“Gjendja ekonomike është lënë në rënie të lirë. Shumë shtete janë hapur, vetëm ne jemi të izoluar. Kjo është përgjegjësi ekonomike, sociale, politike. Shteti të furnizojë qytetarët me maska. Ndryshe, do gjendemi përballë të papriturave. Qeveria të ketë strategji”, tha Shehu.
Tritan Shehu theksoi se Shqipëria ka humbur rolin e liderit në rajon, duke vlerësuar se përgjegjësia bie vetëm mbi Edi Ramën.
“Unë mendoj se roli i faktorit shqiptar është shumë i rëndësishëm. Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, ne kemi arritur në kohë rekord që Shqipëria të jetë vend demokratik, anëtar i NATO-s, Kosova të fitojë pavarësinë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të jenë me rol shtet-formues. Roli ynë si shqiptar ka qenë i qartë. Fatkeqësisht, sot Shqipëria ka humbur rolin e liderin në rajon, sot po ndodh qe zëri i shqiptarëve të mos dëgjohet dhe zëri i qytetarëve tanë është bërë pjesë e projekteve të Vucic. Sot po humbin interesat e mëdha të shqiptarëve. E kam dëgjuar që thonë se SHBA ndahet nga BE dhe besoj se kjo është absurde”, deklaroi Shehu.
Diskutime rreth kësaj post