Lituania regjistroi rastin e parë me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë në vendin baltik deklaroi se bëhet fjalë për një grua e kthyer nga Verona, Itali, më 24 shkurt dhe tani është shtruar në spital. Nuk ka temperaturë apo simptoma të tjera evidente të sëmundjes.
Mëngjesin e sotëm u njoftua edhe rasti i parë në Nicë. Bëhet fjalë për një grua që kishte qenë në Milano, Itali.
Edhe Uellsi regjistroi rastin e parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një pacient të kthyer nga Italia. Një tjetër rast u shënua në Angli, një shtetas i kthyer nga Irani, duke e çuar numrin e të infektuarve në 19.
Nuk mungon në listën e vendeve europiane dhe Vendet e Ulëta. Bëhet fjalë për një grua, e cila nuk ka lidhje me rastin e parë në Holandë. Personi, resident në Amsterdam, ishte javën e kaluar në Lombardi, Itali, dhe tani është në izolim shtëpiak.
Shqetësim në Gjermani, rastet me të infektuar thuajse janë dyfishuar, duke e çuar numrin në 60. Vetëm në ditën e sotme janë shënuar 30 raste të reja.
Edhe Spanja nuk mbetet pas. Rritet në 32 numri i personave të infektuar me koronavirus. Sipas “El Mundo”, zonat më të prekura janë Valencia, ku ka 8 të infektuar. Në Madrid janë 5, në Canarie 6, në Baleari 1, në Andaluzi 6, në Aragona 1 dhe në Castilla y Leon 2 raste.
3 raste në Rumani. Dy të fundit, të regjistruar sot, sipas autoriteteve shtetësore, janë infektuar në Itali, pas vizitave që kanë bërë 25 shkurt.
Diskutime rreth kësaj post