Numri 2 i PS Taulant Balla ka reaguar lidhur me vdekjen e Bashkim Finos. “Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne.
Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur. Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë”, – shkruan Balla.
Pak më herët Balla ishte në transmetim direkt mëngjesin e sotëm ‘Koha për t’u zgjuar’, kur ka mësuar lajmin e trishtë të ikjes parakohe nga jeta të kolegut dhe mikut Bashkim Fino.
Balla u përlot kur mësoi lajmin.
Diskutime rreth kësaj post