Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, foli për Reformën Zgjedhore, marrëveshjen e 5 qershorit, listat e hapura dhe pragun elektoral. Ai e cilësoi Ramën një “injorant”, që sipas tij, do t’i vijë shuplaka shumë e ashpër nga ndërkombëtarët.
“Ndërkombëtarët kanë thënë që të merren vesh për reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët iu kanë thënë të gjejnë një mekanizëm, prej ku u ndërtua Këshilli Politik. Pasi u bë një produkt nga ky këshill, me firmë nga PS, PD, LSI dhe opozita parlamentare, dolën ndërkombëtarët dhe e përshëndetën. Absolutisht nuk mund të bëhen ndryshime tani. Prandaj komuniteti ndërkombëtar ka reaguar keq. Por, ky është një mashtrim i trashë dhe prej injoranti nga Edi Rama, i cili është budalla. Rama kërkon të bëhet interesant, që ta thërrasin dhe t’iu thotë që do të bëhet presidenti, pra e bën gjithcka për të rritur pazarin.
Opozita është në kushtet më të ‘rehatshme’, sepse marrëdhania nuk është më mes Ramës dhe opozitën, pasi Edi Rama e ka ballafaqimin me komunitetin ndërkombëtar. Një vend hajdut, i lidhur me kriminelët, që krijon numrin më të madh të emigrantëve, u dashka që të bëhet lojë që Edi Rama të rrijë në pushtet. Po ky nuk ka lidhje me ne. Për cdo gjë duhet të vendoset në Këshillin Politik. Edi Rama do të përfundojë keq e më keq. Ramës do vijë t’i shuplaka më e ashpër se ç’i ka ardhur këtë vit, do t’i vijë nga ndërkombëtarët. Sytë i ka si Sadam Hyseini, është i çakorduar. Është në dyshezë dhe do të shkojë në këtë dyshezë, por do ta cojë marrëzinë e tij deri në fund”, – tha Islami për News24.
Diskutime rreth kësaj post