Me vota 89 për 1 kundër dhe 2 abstenime deputetët votuan pro shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo erdhi si pasoj e vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqje në korrik të këtij viti pas ftesës, që i erdhi nga Gjykata Speciale, si dhe pasi koalicioni qeverisës PAN refuzoi kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi, për ta propozuar mandatarin e ri për kryeministër të Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit duhet të votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, me mbi 80 vota.
Diskutime rreth kësaj post