Gazetari Blendi Fevziu u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” se shpallja non-grata nga SHBA e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ardhur për vitet që ai nuk ka mbajtur postin e kryeministrit.
Sipas Fevziut, ish-kryeministrit Sali Berisha i janë faturuar përgjegjësi të PD-së dhe LSI-së nga ata që kanë qenë pro dhe kundër tij.
“Besoj se Sali Berisha është shpallur non grata jo për vitet që ka qenë si kryeministër, por kur ka qenë jashtë këtij posti. Në këtë vendim kanë ndikuar njerëz që kanë qenë pro dhe kundër tij.
Sali Berisha kishte një legaci sepse ishte lideri i parë i një force politike. U bë njeriu që futi Shqipërinë në NATO, pra mbylli raportin e tij. Pas 2013 e më tej problemet që u krijuan që vinin nga PD dhe LSI iu faturuan atyre dhe kjo iu faturua nga ata që nuk e donin por edhe nga drejtuesit e PD për ti ikur përgjegjësisë ia kalonin atij përgjegjësin. Me kalimin e kohës ai u cilësua si një njeri që po mbante peng PD.
Unë mendoj që është shpallur non grada për periudhën kur iku nga posti si kryeministër.
Me dashje pa dashje atij i kanë ndikuar të gjithë këto faktorë.
Nëse më pyet mua, çdo çështje e nxehtë e politikës shqiptarë duhet zbardhur dhe sqaruar në mënyrë që asnjë person i politikës shqiptare të mos mbaj etiketime të tilla.
Nuk e di nëse do të largohet nga PD, por di që për këtë qëllim është bërë. Sali Berisha nuk është njeri që funksionon me presion.
PD ndodhet mes legacisë së Sali Berishës dhe raportit të SHBA që ata nuk duan të konfrontohen.
Basha e ka mbajtur qëndrimin, ka bërë një deklaratë. Përgjegjësia më e madhe e këtyre të PD është që i kanë faturuar Berishës gjëra që nuk kanë qenë të tij.”, – u shpreh Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post