• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-zv.kryeministri i RMV, Artan Grubi

18 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokurorët kanë kërkuar fletarrestime ndërkombëtare për ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët janë duke u hetuar në një rast për përvetësim të pasurisë së paligjshme. Kërkesa e prokurorëve vjen pasi Gjykata Themelore e Shkupit urdhëroi 30 ditë paraburgim për Grubin dhe Bajramin.

Prokurorët besojnë se Grubi dhe Bajrami janë të “pakapshëm për autoritetet” në lidhje me hetimet në fjalë, pasi besohet se ata janë larguar nga vendi. Prokuroria Themelore Publike në Shkup tha në një komunikatë se do t’i kërkojë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut publikimin e fletarrestimeve kombëtare dhe një deklaratë për lëshimin e fletarrestimeve ndërkombëtare për Grubin dhe Bajramin.

Sipas Prokurorisë, Grubi, si i dyshuar i dytë në këtë rast, akuzohet se ka lehtësuar një procedurë të paligjshme për furnizimin me terminale (VLT), pavarësisht njohurive se Lotaria Shtetërore nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit, brenda territorit të Maqedonisë së Veriut. Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar në Lotarinë Shtetërore kap vlerën e rreth 8.2 milionë eurove.

Grubi dhe Bajrami rrezikojnë dënime me burg deri në pesë vjet nëse shpallen fajtorë. Policia i bastisi shtëpitë e Grubit dhe Bajramit ditë më parë, megjithatë ata nuk u gjetën në shtëpi në atë kohë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha ditë më parë se Grubi, së bashku me një biznesmen, janë larguar nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, më 15 dhjetor, me një veturë me targa diplomatike, kurse për Bajramin, tha se “ ai për një kohë të gjatë është jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut”. Grubi, i cili rishtazi u fut në listën e zëzë të SHBA-së për korrupsion, e ka mohuar se ka ikur nga vendi, duke thënë se ndodhet jashtë vendit “për një vizitë private”.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi të martën pasdite se më 13 dhjetor u ngritën padi penale edhe ndaj gjashtë personave të tjerë, të dyshuar për veprat – “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti”, dhe “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik ose partneritet publik-privat”, në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Paraardhëse

Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës “Hello”

Pasardhëse

“Do heqim mesataren për pranimin në universitete”, Sali Berisha: Studentët do marrin 200 euro çdo muaj! Ja çfarë u premtoi pedagogëve

Pasardhëse

“Do heqim mesataren për pranimin në universitete”, Sali Berisha: Studentët do marrin 200 euro çdo muaj! Ja çfarë u premtoi pedagogëve

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.