• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do heqim mesataren për pranimin në universitete”, Sali Berisha: Studentët do marrin 200 euro çdo muaj! Ja çfarë u premtoi pedagogëve

18 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
97
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me pedagogë, studentë dhe deputetë të PD-së.

Berisha, gjatë takimit me studentët dhe pedagogët në selinë blu, u shpreh se ‘Pakti për universitetin’ është piramida më e madhe në historinë e arsimit.

“Asnjë prej pikave të premtuara nuk është zbatuar”, theksoi kreu i PD, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, teksa shpalosi programin e PD-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj të 2025, Berisha tha se do të heqë mesataren për pranimin në universitete.

Berisha u premtoi studentëve dhe pedagogëve, se me ardhjen e PD në pushtet, arsimi do të konsiderohet si çështja më serioze e kombit. Ai theksoi se sipas planit që ka hartuar studentët do marrin 200 euro çdo muaj si minimum jetik.

Screenshot_14“PD do bëjë gjithçka për zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve në qendra të fuqishme kërkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, ndëshkimit në pranimet universitare me të ashtuquajturën mesatare”, tha kreu i PD.

Kreu i PD-së u zotua sot para pedagogëve se programin e arsimit të lartë, do e hartojnë vetë ata.

“…Ndaj dhe, duke u garantuar ju se programin e arsimit të lartë, do e hartoni ju me ekspertizën më të mirë, dhe se qeveria e PD do bëjë gjithçka për zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve në qendra të fuqishme kërkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, ndëshkimit në pranimet universitare me të ashtuquajturën mesatare”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: E shfrytëzoj këtë rast të ftoj pedagogët e universiteteve, të mos harrojnë një moment, sëmundja më e keqe e intelektualit është konfirmizmi.

Albert Ajnshtajni thotë diku, konformizmi ka fuqi shkatërrimtare më të madhe se bomba nukleare. Në kuptimin figurativ. Ndaj dhe ne, duhet që së bashku me studentët, të bëjmë gjithçka për t’i dalë kundër këtij regjimi. Të bëjmë gjithçka që këto muaj që kanë mbetur, me mosbindje civile, t’i dridhim themelet e tij.

Fuqia e universiteteve dhe studentëve është e jashtëzakonshme.
Nuk ka institucione të tjera një komb që mund të transformojnë më shumë se sa studentët dhe universitetet. Ndaj dhe këto kohë, le të jenë kohët e tronditjes më të madhe të këtij regjimi.
Është radha jonë, ne do ta fitojmë këtë betejë.

Kjo diktaturë nuk ka të ardhme. Europa provoi për herë të parë në histori narkoshtetin dhe narkodiktaturën. E përcolli me indiferencë, por tani ky është një realitet i hidhur që duhet të shpëtojmë ne dhe Europa prej saj.

Ndaj dhe, duke u garantuar ju se programin e arsimit të lartë, do e hartoni ju me ekspertizën më të mirë, dhe se qeveria e PD do bëjë gjithçka për zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve në qendra të fuqishme kërkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, ndëshkimit në pranimet universitare me të ashtuquajturën mesatare.

U ndëshkuan të gjitha zonat e varfra të vendit, kjo merr fund.
Nga vitet ’80 të shekullit të kaluar e në vazhdim, vendet e lira i kanë të hapura dyert e universiteteve për fëmijët e tyre. Kjo është e vërteta.

Po këta kanë një mendësi, çfarë t’u thuash mendësisë së tyre…
Po të shkosh të marrësh të gjithë gjimnazet periferike, e kanë nën 6.5 mesataren. E privon arsimin nga njëri nga funksionet bazë që është edhe lufta kundër varfërisë. E privon nga funksion, midis të tjerash.

Ndaj këto kohë që kanë mbetur, le të jenë kohë beteje për të vërtetat që ne besojmë.

Betejë për t’u dhënë shqiptarëve sistemin arsimor më cilësor të mundshëm në kushtet e këtij vendi. E njëjta gjë për shëndetësinë, por sot jemi te arsimi. Ndaj dhe i ftoj edhe gjimnazistët, të mos harrojnë se në vitin e ri universitar, pa mesataren e partisë. Të hapura dyert. Dhe jo vetëm kaq, po minimumi jetik do aplikohet për çdo student, 200 euro.

Karta e studentit do të pasurohet me një seri lehtësirash të tjera. Ne, siç kam deklaruar këto ditë, do të fusim gjerësisht në përdorim kartën e konsumatorit për të rikthyer TVSH-në pensionistëve, rrogëulurve dhe atyre që janë në nevojë. Por studentët nuk mund të mos jenë përfitues si këta të tjerët.

Paraardhëse

Shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-zv.kryeministri i RMV, Artan Grubi

Pasardhëse

Donald Trump me model të ri flokësh? Presidenti i zgjedhur i SHBA-së shfaqet ndyshe (VIDEO)

Pasardhëse

Donald Trump me model të ri flokësh? Presidenti i zgjedhur i SHBA-së shfaqet ndyshe (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar

Nga lajme2
13 June, 2025
0

Dua Lipa dhe Callum Turner po shkojnë drejt altarit! Ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa,...

Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës

13 June, 2025

Mira Murati i jep fund beqarisë! Dasmë sekrete në Toskanë por me motive tradicionale shqiptare

12 June, 2025

“Mos gabo me gruan”, Shpat Kasapi me një mesazh të fortë pas ndarjes

12 June, 2025

Bardhi e pranon hapur: Big Brother nuk ka qenë eksperienca ime më e mirë

12 June, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.