Selami Jenisheri në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme ka habitur me pohimet e tij ku tha se ai vet ka mundësuar pranimin e Shqipërisë në OKB.
Deputeti i opozitës së re gjithashtu shtoi se ai ka propozuar vënien e ligjit për detektiv privat që do të mundësoj arrestimin e të korruptuarit.
Deklarata e Jenisherit:
“Ti me thënë shyqyr që doli një deputet si Selami Jenisheri që e futi Shqipërinë në një organizatë si ajo e Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të OKB-së, paguajmë taksa dhe kanë rregull kur bie cikloni, tërmeti, përmbytjet, ata japin ndihmën e vet. Por Selami Jenisheri, jo vetëm ka bërë të mundur këtë gjë, por kam propozuar të vihet ligji i detektivit privat,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post