Kandidati për kreun e PD Edvin Kulluri, ka reaguar pas vendimit absurd të Bashës, për të shkrirë strukturat aktuale dhe udhëzimin e tij për zgjedhje të reja në FRPD.
Në postimin e tij në Facebook, Kulluri i kujton Bashës se me partnerët bashkëpunohet nuk urdhërohet.
“Nëse kishe dyshime se shumica e tyre do i bashkoheshin Kuvendit të 11 Dhjetorit, tani është e sigurtë se do jenë aty!”, shkruan Kulluri.
Postimi i plotë:
“Lulzim, me partneret bashkepunohet! Ata nuk urdherohen! Ata as nuk zgjidhen me urdher nga jashte organizates se tyre! Nese kishe dyshime se shumica e tyre do i bashkoheshin Kuvendit te 11 Dhjetorit, tani eshte e sigurte se do jene aty! Te rinjte nuk jane interesaxhinj te vegjel por rrebele dhe idealiste”, shkruan Edvin Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post