Xhelozia në çift shpesh bëhet shkak për konflikte. Një shkodran tregon se si nuk duron dot kur e fejuara e tij del me miq meshkuj. Historia është rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Kam 4 vite i fejuar me të dashurën time të parë dhe të dy jemi 23 vjeç.
Jemi nga Shkodra dhe mund të them që vijmë të dy nga familje jo fanatike.
E dua shumë të fejuarën time dhe kam bërë gjithçka që ta bëj të lumtur, kuptohet me aq sa kam mundësi unë me një rrogë 300 mijë lekëshe.
Ajo ka 1 vit që ka nisur punë në një kompani në qytetin tonë dhe ka zënë shoqëri të re aty.
Por përveç shoqeve femra e shoh që ka krijuar muhabet dhe shoqëri edhe me meshkujt që punojnë me të.
Deri këtu nuk shoh diçka të keqe sepse edhe unë kam vajza shoqe, por i kam që në shkollë ose në fëmiri.
Nejse pa ju dhënë shumë detaje që janë pothuajse të padobishme, para një jave e fejuara doli për darkë vetëm me një koleg pune.
Diçka e pazakonshme kjo. Edhe më tha vetëm sepse i thashë do shkoja ta merrja unë, kam dyshime a do ma thoshte nëse nuk do ofrohesha ta merrja në lokal.
Shpjegimi i saj ishte se do të bënin strategjinë e re të menaxhimit të punës.
Në darkë? A nuk dilnin në drekë? Ajo tha që “jo” sepse nuk duan ta diskutojnë me të tjerë në kompani atë që do t’i prezantojnë shefit të dy bashkë ata.
Ai djali është më i madh se ne, paguhet më shumë dhe më duket edhe më simpatik se unë.
Mos mendoni se nuk kam besim tek e fejuara, por një gjë të tillë as ajo e as unë s’ja kishim bërë më parë njeri-tjetrit në gjithë këto vite që kemi bashkë.
Jam shqetësuar pak. Ata vetëm shkruhen, për punë për punë, por vetëm shkruhen.
E kur ja shprehi të fejuarës që “na çmende” me gjithë atë idiot, ajo më thotë se jam xheloz dhe nuk kam besim tek ajo.
Nuk di si të sillem sepse kjo gjendje nuk po më pëlqen…Edhe kur dalim bashkë këta shkruhen e shkruhen…”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post