Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka marrë tatëpjetën dhe po shkon drejt shkërmoqjes. Duket se qëllimi i socialistëve dhe sidomos kryeministrit Edi Rama është që të rikthejnë militantët e LSI në Partinë Socialiste, efektet e kësaj strategjie duket se po jepen nga dita në ditë pasi ditën e sotme avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI në qarkun Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të largohet nga partia e Metës dhe Kryemadhit.
Kujtojmë se Pak ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço braktisi zyrtarisht këtë parti dhe iu bashkua PS, ndërsa pohoi se do të kandidojë i pesti në qarkun e Beratit për deputet në zgjedhjet parlamentare.
Kjo lëvizje u përshëndet nga socialistët, ndërkohë që u pa nga të gjithë si goditje e fortë për partinë e Kryemadhit, për shkak të reputacionit dhe respektit që zoti Naço gëzon në qarkun Berat.
Diskutime rreth kësaj post