Të gjithë ekspertët mbarë botërorë bëjnë thirrje që të ruhet distanca sociale në këtë luftë me virusin e rrezikshme covid-19. Ka pasur teza të ndryshme, si distanca 1 metër, 1.5 metra deri në 2 metër. Por studimi më i fundit tregon të kundërtën.
Shkencëtarët amerikanë thanë se kanë diktuar grimca infektuese të koronavirusit deri në një distancë prej 4.8 metrash larg pacientëve të shtruar në spital. Shkencëtarët thanë se distanca prej 2 metrash e pranuar gjerësisht si normë për distancimin fizik jep një “ndjesi të rreme të sigurisë” dhe mund të bëjë që grupe të mëdha njerëzish të ekspozohen ndaj sëmundjes.
Studimi, i kryer në Universitetin e Floridës, nuk i është nënshtruar oponencës nga shkencëtarë të tjerë. Ndërkohë, një test pështyme për të zbuluar COVID-19 i krijuar nga Universiteti Yale dhe i financuar nga Shoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA) mori të shtunën miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për përdorim emergjence. SalivaDirect është testi i pestë i pështymës i miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për sëmundjen.
Ai analizon pështymën e njerëzve që mendojnë se kanë koronavirus. Testi shihet si më i shpejtë, sepse marrja e rezultatit kërkon më pak se 24 orë.
Diskutime rreth kësaj post