Pas paralajmërimit që i bëri sot në Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi disa nga deputetëve që sot janë shfaqur pa maska se do dënoheshin, ka reaguar edhe Rudina Hajdari.
Përmes një postimi ajo ka publikuar një foto teksa shfaqet me maskë në Kuvend dhe shkruan:
“Sot në parlament duke mbajtur një maskë pasi ne kemi nevojë për të mbrojtur veten dhe njëri-tjetrin, ndërsa ne punojmë dhe bëjmë çmos që t’i përshtatemi një realiteti të ri që kërkon që ne të mendojmë të mendojmë përtej nesh. Jini të sigurt, qëndroni të shëndetshëm dhe le të mbroni njëri-tjetrin.”
Paraditen e sotme kënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka paralajmëruar disa nga deputetët që sot janë shfaqur pa maska, ndonëse prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi vendimi që mbajtja e tyre në ambiente të mbyllura është i detyrueshëm me ligj.
Mes deputetëve ishte Rudina Hajdari, Korab Lita dhe Halil Jakimi.
Today in parliament #wearing a mask 😷 as we need to protect ourselves and each other, while we work and do our best to adjust to a new reality that requires us to think think beyond just us. Be safe, stay healthy & lets protect each other. pic.twitter.com/hhJbOycNHH
— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) July 16, 2020
Diskutime rreth kësaj post