Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar për 73 vjetorin e lindjes ish-presidentin amerikan Bill Klinton.
Ngjela shprehu mirënjohjen për Klinton duke e quajtur ‘shpëtimtar i dyfishtë i shqiptarëve’. “Mik i madh i popullit shqiptar. Shpëtimtar i dyfishtë i shqiptarëve: në vitin 1997, me shkatërrimin e tiranisë që po vendoste Sali Berisha dhe grupi i tij, pas manipulimit të zgjedhjeve të vitit 1996; dhe, në vitin 1999, me çlirimin e Kosovës”-shkruan avokati.
Statusi i plotë
Sot është 73 vjetori i presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton.
Mik i madh i popullit shqiptar.
Shpëtimtar i dyfishtë i shqiptarëve: në vitin 1997, me shkatërrimin e tiranisë që po vendoste Sali Berisha dhe grupi i tij, pas manipulimit të zgjedhjeve të vitit 1996; dhe, në vitin 1999, me çlirimin e Kosovës.
Sigurisht që, me çlirimin e Kosovës, Bill Klintoni ka hyrë tanimë me lavd të veçantë në historinë e Shqipërisë.
Politikë e madhe, humanizëm i madh dhe rivlerësim i Arbërisë dhe shqiptarizmit – kjo është vepra që, në vitin 1999, i dhuroi shqiptarëve presidenti i madh i Amerikës.
Ne i urojmë sot Bill Klintonit një jetë të gjatë dhe të prajshme, gjithmonë me gëzimin dhe me lavdinë e një njeriu të madh në vazhdim…
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post