Moderatorja Oriela Nebijaj ka bërë një reagim të fortë, ku shpreh zhgëjimin nga disa moderatore, që për të janë veç njerëz që japin dhimbje veshësh e sysh. Në një status në rrjetet sociale, Nebijaj, shkruan se e ka tmerr ta kalojë të dielën në shtëpi, vetëm se shikon këto moderatoret, që për të janë shkarravina.
Statusi i Orit:
“Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”– shkruan Nebijaj, pa përmendur asnjë emër, por që ne jemi përballë veç dy alternativave.
Duke qenë se TV Klan, të dielave nuk ka asnjë ‘moderatore’, pasi të gjithë pasditen e zë Ardit Gjebrea, na ngelet të mendojmë se prezantuesja e mëngjesit, bezdiset nga koleget e saj të pasdites në Top-Channel.
Ta ketë vallë me prurjet e reja të televizionit ku punon vetë ajo?
Diskutime rreth kësaj post